Pas Gjermanisë, Serbinë e godet edhe Britania e Madhe: S’mund të lejojmë mosndëshkimin e krimeve të 1999’ës

  • A.P /
  • 21 October 2020 - 22:11
Pas Gjermanisë, Serbinë e godet edhe Britania e Madhe: S’mund të lejojmë mosndëshkimin e krimeve të 1999’ës

Pas Gjermanisë edhe Britania e Madhe ka goditur Serbinë duke thënë se nuk mund të lejojmë mosndëshkimin e krimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Britania e Madhe përmes një shkrimi në twitter thotë se e mirëpresin dialogun në mes të Kosovës dhe Serbië, megjithatë krimet nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar.

“Britania e Madhe qëndron e gatshme ta mbështes një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë që normalizon raportet në mes të shteteve. Ne e mirëpresim rinisjen e dialogut nga Bashkimi Evropian, të udhëhequr nga Miroslav Lajçak”.

Tutje, Britania e Madhe tha se nxit marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë në trajtimin e krimeve historike.

“Ne nuk mund të lejojmë që krimet e luftës të kryera në kohën e konfliktit të vitit 1999 të kalojnë pa u ndëshkuar”.

“Ne nxisim autoritet e Serbisë dhe Kosovës të punojmë së bashku në trajtimin të punojnë së bashku në trajtimin e këtyre krimeve historike”.

(Kosova Sot Online)