Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 08:00
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës 09:30.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë)

10:30Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë) 

11:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin vjetor të Auditimit për vitin 2019, raporton Ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)

11:00Ministria e Tregtisë dhe Industrisë lanson data-baza për tregtinë në shërbime. (Objekti i MTI-së)

11:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohen me përfaqësuesit e kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesit e OJQ-së “Ngritja e Zërit” (Kuvendi i Kosovës, salla N302) 

12:00Në Komisionin për Integrim Evropian, raporton ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) 

12:00Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Rruga “Rexhep Karaqi”, Prizren)

14:00Në Komisionin Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dëshmojnë Hidajete Pireva dhe Vlora Maholli mjeke të QKMF-së në Fushë-Kosova. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) 

15:00Në Komisionin Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëshmon Hajrie Hoti, mjeke e QKMF-së në Prishtinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) 

17:00Në Qendrën për Edukim dhe Kulturë “Libart”, mbahet tryezë diskutimi me temën “Diskutim rreth përvojave të shkrimtarit në raport me librin, dijen, artin, letërsinë dhe kulturën”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

(Kosova Sot Online)