Festivali Mirdita Dobardan: Ekipi nga Kosova kontrollohet në detaje nga policia kufitare, nisen drejt Beogradit me përcjellje të Policisë

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 09:11
Festivali Mirdita Dobardan: Ekipi nga Kosova kontrollohet në detaje nga policia kufitare, nisen drejt Beogradit me përcjellje të Policisë

Gjatë mëngjesit të sotëm, saktësisht gjatë hyrjes në territorin e Serbisë ekipi nga Kosova që është nisur për në Beograd për festivalin Mirdita Dobardan, po kontrollohen në detaje.

Situatë e njejtë ka ndodhur gjatë gjithë viteve të fundit me ekipin nga Kosova.

Media raporton nga vendi i ngjarjes së të gjithë ata që po udhëtojnë nga Prishtina janë detyruar të hapin valixhet dhe ka pasur kontrollë të detajuar.

Momentalisht, sipas ekipit të televizionit, janë duke u nisur drejt Beogradit me përcjelljen e policisë.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

(Kosova Sot Online)