Mjekja që kontrolloi qytetarët në konvikte: S’pranova asnjëherë thirrje për ta kontrolluar Agon Musliun

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 15:58
Mjekja që kontrolloi qytetarët në konvikte: S’pranova asnjëherë thirrje për ta kontrolluar Agon Musliun

Në Komisionin Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 ka dëshmuar edhe Hajrie Hoti, mjeke e QKMF-së në Prishtinë. Ajo u kishte bërë kontrolle mjekësore qytetarëve që ishin karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Mjekja Hoti tha se nuk ka pranuar asnjëherë thirrje për ta kontrolluar Agon Musliun.

“Për Agon Musliun unë nuk e njoh, dhe s’kam pas kërkesë nga ai për kontrolle. Po të më kishin lajmëruar asnjëherë nuk kish ardhur puna këtu”, tha ajo.

Ajo tregoi se detyra e saj brenda qendrës së karantinës ishte që t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve që i ishin nënshtruar karantinës. Por që sipas saj, asnjë kërkesë nuk ka pasur për Musliun, që nga ora 7 e mëngjesit, deri në 19. 

(Kosova Sot Online)