SHBA: Jemi të përkushtuar për të siguruar suksesin e së Washingtonit, momentum që s’duhet humbur

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 22:10
SHBA: Jemi të përkushtuar për të siguruar suksesin e së Washingtonit, momentum që s’duhet humbur

Ambasada Amerikane në Serbi është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të përkushtuar për ta implementuar marrëveshjen e arritur në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasada amerikane në Serbi, ka deklaruar se “nuk duhet humbur këtë mundësi për të filluar një kapitull të ri në stabilitetin, bashkëpunimin dhe suksesin e Ballkanit Perëndimor”.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar suksesin e marrëveshjeve të Uashingtonit të 4 shtatorit – ne nuk duhet ta humbasim këtë mundësi për të filluar një kapitull të ri të stabilitetit, bashkëpunimit dhe suksesit për Ballkanin Perëndimor!”, thuhet në postimin e ambasadës.

Një deklarimi të këtillë i ka paraprirë takimi i Energjisë amerikane me përfaqësues institucional në Kosovë dhe Serbi. Ambasada amerikane në Kosovë bëri me dije se përgjatë vizitës është diskutuar për përcaktimin e një studimi serioz të fizibilitetit të Liqenit të Ujmanit.

Në njërën nga pikat në marrëveshjen e arritur në Washington nga Kosova dhe Serbia, përfshihej edhe funksionalizimi i Liqenit të Ujmanit. Ky i fundit, disa ditë pas marrëveshjes, është emërtuar si “Liqeni Trump”. 

(Kosova Sot Online)