Haradinaj Stublla paralajmëron vizitë në Izrael, thotë se njohja është punë e kryer

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 22:56
Haradinaj Stublla paralajmëron vizitë në Izrael, thotë se njohja është punë e kryer

Ministria e Punëve të Jashtme thotë që Izraeli do e njoh Kosovë, paralajmëron vizitë atje.

Kanë kaluar më shumë se një muaj prejse në Shtëpinë e Bardhë u premtua një njohje për Kosovën nga Izraeli.

Por që nga 4 shtatori nuk ka ndonjë lajm nga kryeministri Netanjahu për këtë punë.

E pikërisht për këtë çështje të enjten në komisionin për integrime foli ministria e punëve të jashtme, Meliza Haradinaj.

Por anëtarët e VV-së nuk e kanë të arsyeshme raportimin e saj këtu.

Si rrjedhojë e lëshuan edhe mbledhjen, meqë sipas tyre ajo është ministre e punëve të jashtme jo e integrimeve.

Ndëkohë, Meliza Haradinaj – Stublla para këtyre deputetëve tha se njohja nga Izraeli është punë e kryer.

Edhe çështja e vizave si një ndër temat më të përfoluara  nuk u la pa u diskutuar as këtu.

Ndërkohë në këtë komision pati edhe përplase mes ministres  e deputetit të LDK-së, Faton Bislmi,

Kjo nisi pasi deputeti Bislimi kërkoi sqarime nga ministra lidhur me vizitën në Amerikë dhe takimin me diasporën atje për të cilën tha se ka pasur qasje selektive ndaj saj.


(Kosova Sot Online)