Bajqinovci: Vjedhja e 2 milionëve nuk mund të bëhet nga një person, ky është krim i organizuar

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 23:46
Bajqinovci: Vjedhja e 2 milionëve nuk mund të bëhet nga një person, ky është krim i organizuar

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se vjedhja e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit është krim i organizuar. Ai ka thënë se një person i vetëm nuk ka mundur të kryejë këtë proces.

“Nuk ka mundur të ndodhë vetëm. Vetëm për tu kryer një proces duhet së paku pesë nënshkrime. Varet  a funksionin sikur agjenci apo cka. Duhet një sekretar, një person i autorizuar e tre të tjerë që të ndodhë një transaksion i tillë”, ka thënë ai.  

“Vjedhja e 2 milionëve nuk ka mund të bëhet nga një person, ky është krim i organizuar  Ky është krimi më i madh që i ka ndodhur shteti, as vjedhja në dhomën e dëshmive nuk ka qenë kaq e madhe. Këtu kanë dështuar shumë persona. Ministri, auditori, sekretari i përgjithëshm dhe kryeministri”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)