Lushtaku thotë se ortaku i tij nuk është i njëjti me Blerim Bujupin që ka lidhje me 2 milionëshin

  • A.P /
  • 23 October 2020 - 19:12
Lushtaku thotë se ortaku i tij nuk është i njëjti me Blerim Bujupin që ka lidhje me 2 milionëshin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi në media u përmend emri i tij se është ortak me Burim Bujupin, i përmendur në rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga thesari i shtetit.

Deputeti kërkoi nga media që të tërhiqen shpifje të tilla, në të kundërtën, paralajmëron se do t’i drejtohet organeve të drejtësisë.

Edhe pse unë sot ua kam sqaruar se Burim Bujupi i përmendur nuk ka të bëj me ortakun tim, ju përsëri keni shpifur rëndë. Nëse nuk tërhiqeni nga shpifjet e tilla në një afat sa më të shpejtë, une do të ju padis”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)