Prokuroria të zgjohet nga gjumi, jo vetëm tokat por edhe fabrikat u shitën për oligarkët me çmimet qesharake

Prokuroria të zgjohet nga gjumi, jo vetëm tokat por edhe fabrikat u shitën për oligarkët me çmimet qesharake
Prokuroria të zgjohet nga gjumi, jo vetëm tokat por edhe fabrikat u shitën për oligarkët me çmimet qesharake

Dardan Grapci

  • 23 October 2020 - 17:37

Shkruan: Dardan Grapci

Ka shumë Toka, fabrika shtetërore që janë shitur sa për sy e faqe, për të mos thënë se janë falur, prandaj në këto raste duhet të përfshihet edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, që në fund ti gjejnë fajtorët, manipulatorët e kurdisjes së këtyre çmimeve, dhe të tregojnë arsyet pse kanë ndodhur këto gjëra dhe pse janë shitur me çmime aq të lira asetet shtetërore, pronat publike, duke ditur vlerën reale të tyre.

Si duket Komisioni Hetimore Parlamentar po kryen punën si duhet, aferat kriminale për privatizimin e Kuvendit të Kosovës, siç është rasti me konkret ku 50 hektarë janë shitur për 5000 euro. Ish - Kryetari i Bordit te AKP-s Blerim Rexha ka gabuar që gjatë asaj kohe, derisa ka qenë kryetar, ti padis këta persona në gjykatë për këto manipulime, prandaj unë e kam një pyetje për ish Kryetarin e Bordit te AKP-s: Z. Rexha kur kanë ndodhur këto raste pse nuk i lajmëruar direkt Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore, por e keni mbajtur të fshehur deri sot, apo ndoshta jeni edhe ju i përfshirë në këto lloj aferash që tani me këto deklarata po tentoni ta mbroni veten!?. Prandaj nuk është edhe çudi qe fabrikat me vlere qe kushtuan me qindra miliona euro, kane përfunduar duke u shitur prej 3 deri 10 milion euro.
 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".