Erdogan i quan vendet evropiane islamofobë

  • E.K /
  • 26 October 2020 - 08:43
Erdogan i quan vendet evropiane islamofobë

Presidenti Recep Tayip Erdogan deklaroi të dielën se vendet evropiane duhet të heqin qafe islamofobinë.

Kreu i shtetit turk bëri një deklaratë mbi islamofobinë në rritje në vendet evropiane.

“Nëse shtetet evropiane duan të ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global që po ristrukturohet politikisht dhe ekonomikisht, ato duhet të heqin qafe sëmundjen e islamofobisë në organizimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Përndryshe kjo sëmundje do ta gërryejë tërë Evropën nga brenda duke filluar prej Francës e deri tek Gjermania”, u shpreh Erdogani përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”.

(Kosova Sot Online)