Të arrestohen gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, janë dora e zgjatur e Serbisë e futur edhe në politikën kosovare

Të arrestohen gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, janë dora e zgjatur e Serbisë e futur edhe në politikën kosovare
Të arrestohen gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, janë dora e zgjatur e Serbisë e futur edhe në politikën kosovare

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 26 October 2020 - 08:24

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhurjani

Për të ecur Kosova përpara në këtë drejtim dhe për të fituar besimin e qytetarëve para se të burgoseshin krye banditët dhe krye vagabondët e bandave politike dhe krye hajnat e majave të shtetit duhet burgosur shumë prokurorë, shumë gjyqtar dhe do shihni se nuk do i zënë burgjet. Këtu është ai strumbullari i krimit e hajnisë. Le të del ndonjë shqiptar që ka gjak shqiptari dhe të thotë me emër dhe mbiemër vetëm një emër qoftë të gjyqtarit ose prokurorit që ka vepruar sipas ligjeve dhe Kushtetutës. Po ata mendojnë se populli është thasë me kashtë dhe nuk i dinë krimet e bandës Devolli, krimet e kryebanditëve të bandave politike se çfarë hajnie i kanë bërë buxhetit të shtetit e të taksapaguesve dhe më thoni cili u dënua.

Të gjitha që shkruhen dhe botohen është një e mirë e madhe se mbesin, pra, faktet janë mbi të gjitha. Dua të them se me kohë dhe shumë herët kam thënë se në Kosovë është një sistem i kalbur gjyqësor nga njerëz të cilët na e kanë qitur hijen e zezë si emër në botën e qytetëruar. Po ashtu kam theksuar se kjo është një kope e dalë nga hiri i staneve të zezenjajës Serbi, por e instaluar në Prishtinë dhe që ishin argat të deridjeshëm dhe të sotëm të Serbisë fashiste që kanë dënuar shqiptarët me procese të montuara politike dhe jo vetëm kaq, por kjo kope puthadorësh e sahanlëpirës kanë dënuar edhe kombin shqiptarë në përgjithësi me lloj-lloj epitetesh. Ndaj, si mundë të pres Kosova nga kjo kope bagëtish që të ndajnë drejtësi ose aq më keq që ndoshta ndonjë hajvan ka menduar se në Kosovë ka Prokurori dhe ne mundë të zbardhim një nga një dështimet e kësaj bande, por nuk ja vlejnë se kjo kope bagëtish japin disa arsyetime që të nxisin me t´ia ...të gjitha me regjistër.

Vetëm për një gjë dua të bëjë një pyetje publike për të gjithë qytetarët shqiptar jo vetëm në Kosovë por kudo që marrin frymë në çdo cep të globit, kështu: a ka ndonjë njeri të gjallë fjalën e kam për ata kush i ka dy mend në kokë, jo për vagabondë, hajna dhe idiotë, se ka besuar dikush në këtë drejtësi të kalbur që e beson se nuk kanë vepruar jo sipas kushtetutës,por sipas krye banditëve, krye idiotëve, krye hajnave të bandave politike.? Dhe, le të del vetëm një në tërë botën, pra nuk e kam fjalën nga kjo bandë banditësh që ushqehen nga grazhdi i Serbisë fashiste dhe krye banditë e bandave politike, nuk ka dhe nuk guxon të del askush se dihet se gabojnë shumë rëndë. Ndaj, heshtin me shumë të drejtë. Po, përse i ktheu shpinën Amerika dhe Bashkimi Evropian këtij dikasteri matrapazësh? E keni vërejtur se çfarë arsyetimesh bajate dhe naive japin këta matrapazët. Kur them matrapazët e kam fjalën pikërisht për këtë bandë se a e dini ju se çka do të thotë një njeri kur ndanë drejtësi sipas ligjeve dhe kushtetutës së vendit dhe jo sipas krye banditëve dhe krye vagabondëve të nëntokës kriminale të bandave politike dhe mafio-oligarkësh me gjak serbi dhe me harambashët dhe kumbarët e Serbisë të Kariqave e të Devollëve dhe të Haxhiqëve qenë të regjur të Jovica Stanishiqi e Ac Jovanit?

Ta marrim si yrnek bandën e kanaleve të nëntokës kriminale që e udhëheqin kryeqytetin. Shikoni se çfarë hallakame dhe katrahure u bë aty, shikoni se çfarë hataje u bë me toka të shitura, me leje ndërtimi,me hajni, me ryshfete dhe si një njeri normal mundë të nxjerrë nga goja dhe të zë fjalën Gjyqësor ose Prokurori: Mosni bre se keni lënë namin me këto banda tallavash që i thonë drejtësi. Për të ecur Kosova përpara në këtë drejtim dhe për të fituar besimin e qytetarëve para se të burgoseshin krye banditët dhe krye vagabondët e bandave politike dhe krye hajnat e majave të shtetit duhet burgosur shumë prokurorë, shumë gjyqtar dhe do shihni se nuk do i zënë burgjet. Këtu është ai strumbullari i krimit e hajnisë. Le të del ndonjë shqiptar që ka gjak shqiptari dhe të thotë me emër dhe mbiemër vetëm një emër qoftë të gjyqtarit ose prokurorit që ka vepruar sipas ligjeve dhe Kushtetutës. Po ata mendojnë se populli është thasë me kashtë dhe nuk i dinë krimet e bandës Devolli, krimet e kryebanditëve të bandave politike se çfarë hajnie i kanë bërë buxhetit të shtetit e të taksapaguesve dhe më thoni cili u dënua.

A nuk është hajni kur kryebanditët e shkuar kryebanditëve blejnë gjysmën e tokave të Kosovës sa kushton një qen ose një kali në Gjermani, dhe a nuk është kjo hajni e këtyre krye kriminelëve dhe mundë të guxosh me mend në kokë të thuash se paska prokurori ose gjyqësi. Mosni ore derdimen, qohuni e merrni ilaçet! Pastaj ndaluni dhe me gjakftohtësi mendon se si bëhen zgjedhjet e kësaj kopeje të gjitha bëhen sipas urdhrave të krye banditëve,krye vagabondëve të bandave politike dhe krye kriminelëve të majave të shtetit dhe assesi sipas aftësive të tyre dhe si paska mundësi të ecim me botën e qytetëruar me këta faqezinj dhe qimezinj?Nuk mundësi assesi se nuk veproj për atë se për çfarë janë betuar por sipas urdhrave të kryebanditëve të bandave politike. Ata që janë inkuadruar me vonesë krye banditë, krye vagabond, krye hajna të bandave politike, gjithmonë e kam fjalën për kryetar partish që dikush I quan kështu dhe kryebanditët e majave të shtetit kuptohet se e kam fjalën për presidencën e bandat e qeverisë e ata të Kadri Topuzit e të kopilit të Titos,Isa Mustafës.

A nuk është turp i llojit të vetë kur thonë këta matrapaz për dy karriga boshe, shikoni se jo serioz janë dhe nuk kanë fije turpi. Po a dinë këta faqezinj se minarja nuk futet dot në thes dhe këta faqezinj mendojnë se e mashtrojnë Amerikën ose botën e qytetëruar. Për të mos e zgjatur shumë,sepse mund të shkruajmë roman për këta faqezinj dhe gjak zinj para luftës dhe pas luftës, por propozimi im për të shpëtuar duhet kështu dhe të shohim se a ka forcë që nuk e pranon. Sa më parë duhet të formohet një shtet që e ka dorën e fortë qoftë me një puç dhe së pari të fillojnë burgosjet nga kjo kope dikasteresh, të burgosen së pari gjyqtarët, prokurorët dhe pastaj krye banditët, krye vagabondët, krye hajnat, krye idiotët e bandave politike. Merreni shembullin në Malejzi,në Ukrainë,në Kroaci dhe në disa vende tjera të mos i përmendi të gjitha dhe shikoni se si ka lulëzuar shteti, se është zhdukur hajnia, papunësia, korrupsioni dhe

Ndërkaq, të sjellim vettingun ose disa lojëra tjera nuk pinë ujë sepse shteti është i kapur nga kryebanditët e kanaleve të nëntokës kriminale më të rrezikshme në tërë Ballkanin. Ta zëmë po dalin në rrugë qytetarët a e dini se këta të pashpirte këta matrapaz përdorin forcën nga frika se burgosen dhe ju konfiskohet pasuria, dhe lëreni që i rrahin po ky farë soj mangupësh e vagabondësh edhe i etiketojnë me lloj-lloj termash.

Pra, vetëm burgosja e shpëton Kosovën nga këta qelbësira dhe nga kjo kope idiotësh, të tjerat nuk pinë ujë se sa do të jetë kjo e vërtetë ne jemi të sigurt dhe shihemi herën tjetër me secilin për këto pazare të pista të këtyre bandave mangupësh por që lehin në emër të Kosovës dhe hanë e pinë që nga mëngjesi deri në darkë me gjakësorët dhe kriminelët serbian dhe bëjnë dyzen ahengjesh e populli ka mbetur i pa shpresë dhe në dorën e zotit e jo të robit faqezinjsh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".