A është 'diss' për kryeministrin Hoti statusi i ministrit të AAK-së?

  • A.P /
  • 26 October 2020 - 16:59
A është 'diss' për kryeministrin Hoti statusi i ministrit të AAK-së?

Ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, duket se është përfshirë në “përplasjen” që ka nisur mes shefit të partisë së tij Ramush Haradinaj dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter, Selimi ka shkruar: Çkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit? Deri në pafundësi për të dytën!

E reagimi i tij vije, pas përplasjes virtuale mes Haradinajt dhe Hotit për shuarjen e Taskforcës Antikorrupsion.

Sipas, Ramush Haradinaj shuarja e Taskforcës shkakton pasiguri juridike, ndërsa Kryeministri Avdullah Hoti kërkoi nga Haradinaj që të mos përazihet në drejtësi, teksa, tha se ajo duhet ta bëjë punën sipas ligjit e jo sipas vendimeve të Qeverisë.

(Kosova Sot Online)