Shërohen 97 të infektuar nga COVID-19

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 15:33
Shërohen 97 të infektuar nga COVID-19

97 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kjo shifër e çoi në 15 mijë e 295 numrin e pacientëve që janë shëruar nga ky virus deri më sot në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.295 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.658”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(Kosova Sot Online)