Provokim i rëndë: Pasi vizituan Kosharen, aktorët serbë po planifikojnë xhirimin e një filmi për këtë vend

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 10:43
Provokim i rëndë: Pasi vizituan Kosharen, aktorët serbë po planifikojnë xhirimin e një filmi për këtë vend

Aktorët nga Serbia duket se po vazhdojnë mendësinë e vjetër me politikanët e tyre sa i përket qasjes ndaj popullit shqiptar. Kjo e dëshmon edhe hapi i tyre për xhirimin e një filmi artistik për luftën në Koshare, me regji të Balsha Dogas.

Ndonëse, Beteja e Koshares ishte një triumf i Republikës së Kosovës, ndryshe po pretendohet të paraqitet nga Beogradi zyrtar.

Ky projekt filmik (Omega Production) e cila fitoi konkursin e Qendrës së Filmit të Serbisë për një film me temë kombëtare, do të shfaqet në kinema në shkurt të vitit të ardhshëm.

Tema kryesore e filmit është fati i ushtarëve serbë në Kosovë. “Ne gjithashtu duam të tregojmë se çfarë ndodhi me të mbijetuarit. Në të njëjtën kohë, ne do të ndjekim disa histori të tjera – në sfondin e luftës”, shpjegon regjisori.

Sipas tij, filmi do të xhirohet në disa lokacione në Serbi dhe Mal të Zi, por j jo në Kosovë.

Gazeta “Danas” ka pyetur ekuipazhin e filmit se a do të bëjnë kërkesë autoriteteve në Kosovë për të xhiruar pamje edhe në Koshare te vendndodhja autentike, Dogas u përgjigj se ai nuk i drejtohej askujt në Kosovë.

“Mendojë se nuk do të merrnim pëlqimin për të punuar në këtë film”, ka deklaruar ai.

Skenari për filmin dhe serialin u bazua në bazë të dëshmive të ushtarëve që mbijetuan me të cilët regjisori Dogo ka një grup të përbashkët në Facebook, ku ata këshillohen për detaje.

(Kosova Sot Online)