Selimi: Haradinaj i vetmi kandidat që përmbush kushtet të jetë president

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 21:31
Selimi: Haradinaj i vetmi kandidat që përmbush kushtet të jetë president

Ministri i Drejtësisë, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi, ka folur për qëndrimin e tij për kandidatin për president, Ramush Haradinaj.

“Ne e kemi marrë një vendim partiak, si Aleancë për Ardhmërisë e Kosovës, që negociatat t’i udhëheqë kryetari Ramush Haradinaj dhe kandidati yni për president është Ramush Haradinaj”, ka theksuar Selimi.

I pyetur se a pajtohet me deklaratën e deputetit të LDK-së, se post i presidentit mund t’i takojë LVV-së për shkak se koalicioni qeverisës nuk mund t’i marrë 80 vota.

“Ne nuk pajtohemi me deklaratën e Arben Gashit. Ne e kemi kandidatin tonë për president dhe ai është Ramush Haradinaj”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)