Mrekulli: Nëna me 4 fëmijët nxirren gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 12:47
Mrekulli: Nëna me 4 fëmijët nxirren gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Në Izmir të Turqisë, qytetin më të goditur nga tërmeti i një dite më parë, ekipet e shpëtimit vijojnë të punojnë pa ndërprerje për të nxjerrë nga rrënojat personat që mendohet të jenë ende të bllokuar.

Mes lajmeve të hidhura për vdekjen e të paktën 26 personave, ka edhe mrekulli që ndodhin në rrënoja. Nëna, së bashku me 4 fëmijët e saj, janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesa e shembur plotësisht në Doëanlar.

Fillimisht, ekipet arritën të kontaktojnë me nënën 38-vjeçare Seher Dereli Perinçek, rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo konfirmoi se ndodhej së bashku me fëmijët e saj binjakët Ezel dhe Elzem Perinçek, nga 10 vjeç, djali 10 vjeç Umut Perinçek, si dhe më e vogla Elif Perinçek, 3 vjeç.

Pas afërsisht 23 orësh nga momenti i rënies së tërmetit, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat nënën së bashku me fëmijët e saj.

Aktualisht, grupet e kërkim shpëtimit janë duke punuar intensivisht në 8 ndërtesa të rrënuara në Bayraklë, ku bën pjesë edhe Doëanlar.

(Kosova Sot Online)