Kjo shkollë në Prishtinë nga sot kalon në mësimin online

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 08:23
Kjo shkollë në Prishtinë nga sot kalon në mësimin online

Nga sot, (e hënë) 02 nëntor 2020, Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë nga mësimi i rregullt kalon në mësim online.

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të këtij gjimnazi në Facebook,  bëhet e ditur se fillimisht mësimi online do të mbahet deri më datën 06 nëntor, e më pas do të vazhdoj prap online por nga mësuesit nëper klasat e tyre.

Njoftimi i plotë:

“Nga nesër (e hënë) me dt. 02/11/2020 sipas rekomandimeve nga IKSHPK kalojmë në mësim nga distanca (online).

Orari për aplikime të zhvillimit të mësimit është orari zyrtar i dt 14/09/2020 (kur ka filluar viti i ri shkollor).

Për mësimdhënësit mësimi online organizohet nga shtëpia nga dt.02/11/2020 deri me dt.06/11/2020 sepse jemi në fazën finale të rregullimit të internetit në çdo klasë dhe shpresojmë që nga dt.09/11/2020 që të gjitha klasët do të pajisen me internet dhe mësimdhënësit kthehen nga shkolla për mbajtjen e mësimit.

Ora zgjatë 30 minuta sipas rekomandimeve të MASH.

Mbesim fuqishëm të përkushtuar që të ndjekim ritmin e filluar dhe të përmbushim obligimet që kemi.

Ruajeni shëndetin!”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)