Hoxha Behar Mjekiqi tregon çfarë do të bënte Profeti Muhamed, po të ishte gjallë

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 08:25
Hoxha Behar Mjekiqi tregon çfarë do të bënte Profeti Muhamed, po të ishte gjallë

Hoxhë Behar Mjekiqi, ishte mysafir në një  emisionin , ku foli edhe për karikaturat e Profetit Muhamed, që iu bënë në Francë dhe që u bënë shkas për vrasje.

Hoxha tha se nuk ka asnjë hoxhë në botë që thotë se lejohet me vra atë që ka bërë karikatura për profetin Muhamed.

“Vrasjen nuk e pranon as Kurani, por as vetë profeti sikur të ishte gjallë nuk do ta pranonte”, tha ai.

“Zoti ka thënë në Kuran, nëse e ke mbyt një njeri, sikur i ke mbytur krejt njerëzit. Por, nëse e shëron një njeri, e shpëton një njeri, sikur ta kesh shpëtuar krejt botën”, tha ai.

Një profesor që kishte nxjerrë përpara nxënësve në klasë disa karikatura të profetit Muhamed, para disa ditësh u ekzekutua në mënyrë makabre me prerje koke nga një person në rrethinat e Parisit.

E përjavshmja satirike franceze “Sharli Hebdo” ka ripublikuar karikaturat e profetit Muhamed, të cilat e kthyen në një objektiv sulmi terrorist.

(Kosova Sot Online)