Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 11:00
Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku deputetët pritet të mbajnë tri debate parlamentare dhe shqyrtojnë disa projektligje.

Të zgjedhurit e popullit do të diskutojnë lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore, sa i përket pengesave që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës.

Debati tjetër pritet të jetë në lidhje me personat e zhdukur, si dhe debati për sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

Krahas kësaj deputetët do të shqyrtojnë në parim Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetaseve të huaj.

Ndërkaq, do të shqyrtohet edhe Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024. E po ashtu, do të shqyrtojnë raportin vjetor të Auditimit për vitin 2019.

Seanca e sotme është vazhdimësi e seancës së javës së kaluar.

(Kosova Sot Online)