Për shkak të punimeve, këto lagje të Prishtinës do të mbesin nesër pa ujë të pijshëm

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 16:04
 Për shkak të punimeve, këto lagje të Prishtinës do të mbesin nesër pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të disa punimeve, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në tri lagje të kryeqytetit dhe një fshat.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” bëhet e ditur se banorët e lagjeve “Qëndresa”, “Marigona 2”, “Qershia” dhe fshati Miradi, të martën do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 8 e mëngjesit deri në prën 6 pasdite.

“Në kuadër të disa punimeve teknike tokësore, kompania private “ Berisha ” ka bërë kërkesë në KRU ” Prishtina ” për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyçjes në gypin e vjetër të ujit me diametër fi 250 mm, ditën e nesërme më 3 nëntor 2020. Andaj, njoftojmë konsumatorët e lagjes “ Qëndresa “, lagjes “ Marigona 2 ”, lagjes “ Qershia” dhe fshati Miradi se, gjatë ditës së nesërme ( 3 nëntor 2020) do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 08:00 – 18:00”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)