Është koha të ju thuhet stop shantazheve dhe kërcënimeve të partive politike minoritare në Kuvendin e Kosovës

Është koha të ju thuhet stop shantazheve dhe kërcënimeve të  partive politike minoritare në Kuvendin e Kosovës

Gani Qarri

  • 02 November 2020 - 07:07

Shkruan: Gani Qarri

Deputetët serb tradicionalisht e kanë zbatuar politikën e Beogradit dhe të Serbisë në Kosovë, dhe nuk ka qenë diçka befasuese për shqiptarët, por tani edhe deputet nga komuniteti turk duan që në Republikën e Kosovës të zbatohen politikat e Erdoganit dhe urdhëratë e qeverisë turke. Madje sjelljet destruktive të deputetëve "turq" si deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga grupi parlamentar 6 plus, Fikrim Damka, shkojnë deri atje, sa ai të marr guximin e të lëshoi edhe një kërcënim të paprecedent për qeverinë Hoti, duke kërkuar shkarkimin urgjent të ambasadorit të Kosovës në Francë Qëndrim Gashi sikur ai ta përfaqësonte atje Turqinë dhe jo shtetin e Kosovës shtetas i (asimiluar) i të cilës është edhe deputeti shqiptaro-turk Damka.

-Mjerisht siç është e njohur tanimë për opinionin e gjerë të Kosovës, përveç votimit të akteve diskriminues dhe antishqiptare të Millosheviqit dhe qeverisë pushtuese të Serbisë, gjatë kohës së okupimit në Kosovë nga përfaqësuesit e pakicës së turqisht folësve edhe emblema e Komunës së Prizrenit menjëherë pas shpalljes së pavarësish së Kosovës, dhe fillimit të konstituimit të ri të komunave sipas ligjit shtetëror të Kosovës, u bë pengesë e "pa kapërdijshme" për të ashtuquajturin komunitet "turk", të njohur për tepri lazdrimesh të shfrenuara jo vetëm tani në Kosovë.

Madje sikur mos të mjafto kundërshtimi i ashpër i shënimit të togfjalëshit "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", vetëm vendosja e numrit 1878 në mesin e emblemës, u kundërshtua deri në atë masë nga ky komunitet i shpifur sa që një shqiptar "domuz" i asimiluar në "turk" me emrin Qemajl Kurtishi të cilin Kuvendi komunal e kishte emëruar edhe Zëvendës Kryesues për Komunitete te Komunës se Prizrenit, me 22 prill të vitit 2009, nga posti që mbante, ka parashtruar padi edhe ne Gjykatën Kushtetuese të Kosovës me kërkesë për heqjen e numrit 1878 nga emblema vetëm pse ky numër simbolizon vitin historik të formimit të Lidhjes së Prizrenit.

Për aq më tepër edhe përmbajtja e kërkesës së tij, ishte jo vetëm e çuditshëm por edhe fyese dhe shumë cinike deri në padurueshmëri, ku decidivisht thuhej se numri 1878 duhet të hiqet nga emblema e komunës, për shkak se Lidhja e Prizrenit lartëson identitetin e shqiptarëve dhe ngritë rëndësinë e vlerave kulturore-historike te popullit shqiptar, sepse identiteti i shqiptarëve, kërcënuaka identitetin e "turqve", serbëve, romëve e goranëve, ani pse në emblemë nuk ka jo vetëm asnjë fjalë, por as edhe një germë të vetme të shkruar e cila mund të shihej si kërcënim etniteti të kujë do qoftë.

Në fakt në nenin 59 (1)të Kushtetutës shkruan se pjesëtaret e komuniteteve kane te drejte të zhvillojnë kulturën e tyre, fenë, gjuhën dhe traditat kulturore, por nuk urdhërohet askund, që ata duhet t`ua shkruajnë edhe historinë shqiptarëve si shumicë autoktone në trojet e veta dhe marrin vendime mbishtetërore sipas porosive nga Turqia dhe Serbia, në dëm të shqiptarëve dhe kundër interesave të shtetit të pavarur të Kosovës. Kështu që pretendimi i komunitetit "turk" se identiteti shqiptar në Kosovë cenuaka identitetin e "turqve", jo vetëm se është pretendim i turpshëm por edhe nuk qëndron dhe as që ka pasur ndonjëherë tendenca të këtij lloji, ndaj qëllimi i tyre ishte, vetëm e vetëm që fshihej Lidhja e Prizrenit nga historia dhe të mohohej identiteti shqiptar në Kosovë, ani pse në nenin 1.6 të Kushtetutës shkruan se edhe komunitetet pakicë dhe pjesëtaret e tyre, sipas ligjit janë të obliguar edhe ata ti respektojnë te drejtat e të tjerëve.

Ndaj përderisa z.Kurtish-oglu dje pretendonte se paraqitja e simbolit të Lidhjes se Prizrenit që lartëson identitetin e shqiptarëve dhe rëndësinë e vlerave kulturore-historike te komunitetit shqiptar, është akt që kërcënuaka identitetin e "turqve", hashkalinjëve e goranëve etj, ndërsa sot deputeti tjetër turk Damka bashkë me deputetët serb, me mos durimin ndaj shqiptarëve, janë duke i dhënë një mësim të mirë edhe aktualisht politikës Kosovare për të ardhmen, që koalicioni qeverisës me pa tjetër të formohet nga shumica e partive politike shqiptare dhe të mos rrezikohet më funksionimi i shtetit dhe institucionit kryesor ligjvënës si Kuvendi i Kosovës nga sjelljet arrogante dhe destruktive të deputetëve minoritar, të cilët privilegjohen jashtë çdo mase ligjore dhe mbi çdo normë ndërkombëtare nga institucionet e Kosovës kurse mbrojnë interesat e shteteve të huaja, si Serbia dhe Turqia, nga pretendojnë se e kanë edhe prejardhjen.

Për aq më tepër ai me kërcënimin e bërë, kaloi çdo kufi, sikur të ishte midis parlamentit turko-otoman të kohës së Sulltan Hamitit, duke ia mbledhë "betë" kryeministrit Hoti se nëse z. Gashi nuk tërhiqet nga pozita e ambasadorit, Damka dhe grupi parlamentar gjashtë plus nuk do të votojnë më asnjë nga ligjet që do të paraqiten për votim në seancat e ardhshme, jashtë ligjeve të COVID-19 dhe projektligjeve për rimëkëmbje ekonomike”, që do të thotë se gjoja 6 deputet kërcënojnë me votën e tyre kundër ligjeve dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës, nëse shteti nuk vendosë sipas tekeve të ndonjë të ashtuquajtur deputet "domuz" e pallavragjie turkoman.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".