Një person sulmon qytetarët dhe policët me thikë në qendër të Gjakovës

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 20:26
 Një person sulmon qytetarët dhe policët me thikë në qendër të Gjakovës

Një person ka sulmuar me thikë qytetarët dhe policët në qendër të Gjakovës, por më pas Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nusret Gjurkaj.

“Nga ca qytetarë, nga linja emergjente 192 Stacioni policor -Gjakovë është informuar se në rr. “UÇK” gjendet nje person i cili posedon mjete të rrezikshme në dorë si thikë dhe shufër hekuri. Me të arritur në atë lokacion policia ka takuar personin e dyshuar i cili kishte qenë në mes të rrugës, duke sharë, fyer dhe kërcënuar kalimtaret e rastit, patrulla policore edhe përkundër urdhërave verbal drejtuar te dyshuarit për te hudhur mjetet e rrezikshme nga dora, ai vazhdonte te behej edhe me agresiv, me ç’rast sulmon policet me shufër dhe thikë, kundër tij eshte përdorur sprey, dhe i dyshuari eshte arrestuar, i njejti kishte probleme mentale. Të dyshuarit ju eshte dhënë tretmani mjekësorë dhe eshte hospitalizuar ne repartin e psikiatrisë për tretman te mëtejme “, ka thënë Gjurkaj.

Me vendim prokurori te dyshuari i eshte shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

(Kosova Sot Online)