Gazmend Halilajt policia ia konfiskon një armë dhe disa fishekë

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 22:13
 Gazmend Halilajt policia ia konfiskon një armë dhe disa fishekë

Avokati Gazmend Halilaj është kapur duke poseduar armë në mënyrë ilegale.

“Sot rreth orës 09:30, në stacionin policor Jugu është hapë një rast Posedim i pautorizuar i armës. Arma i është gjetë dhe sekuestruar në afërsi të Pallatit të Drejtësisë saktësisht në veturën e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Avokati Halilaj kohët e fundit ka qenë cak i sulmeve. Ai pati një problem me, Sami Lushtakun. Ky i fundit e kishte kanosur në një bisedë dhe për këtë u dënua me 2000 euro.

(Kosova Sot Online)