Edhe Blerta Deliu infektohet me COVID-19

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 12:32
Edhe Blerta Deliu infektohet me COVID-19

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu është infektuar me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Deliu përmes një postimi në Facebook. Ajo njoftoi se edhe burri i saj është infektuar me COVID-19.

“Pas shfaqjes së disa simptomave kemi konsultuar mjekët dhe i jemi nënshtruar testit për Covid-19, me ç’rast unë dhe bashkëshorti kemi rezultuar pozitiv. Sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do t’i nënshtrohemi këshillave mjekësore, deri sa ta kalojmë këtë gjendje”, ka shkruar Deliu. 

(Kosova Sot Online)