Vdes në vendin e punës një person

  • A.P /
  • 27 June 2026 - 11:05
Vdes në vendin e punës një person

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ku 42-vjeçari F.B., me prejardhje nga Deçani, ka humbur jetën në një aksident të dyshuar në vendin e punës.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ai ka rënë nga një vinç gjatë kryerjes së detyrës, duke pësuar lëndime fatale. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes.

Të premten, familjarë, miq dhe bashkëqytetarë i dhanë lamtumirën e fundit 42-vjeçarit në vendlindjen e tij, në Deçan.

(Kosova Sot Online)