Gazetari i njohur në Maqedonia tregon se një nga viktimat në Vjenë është shqiptar i Veleshtes

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 12:42
Gazetari i njohur në Maqedonia tregon se një nga viktimat në Vjenë është shqiptar i Veleshtes

Gazetari i njohur nga Maqedonia Veriore, Nazim Rashidi, ka dhënë informacione të reja lidhur me sulmin e mbrëmshëm në Vjenë që la 5 persona të vdekur dhe 15 të plagosur.

Sipas informacioneve që i posedon, Rashidi thotë se njëri nga viktimat e mbrëmshme është një i ri shqiptar i Veleshtës, Strugë.

“Nga njoftime të pakonfirmuara deri në fund: Një nga viktimat ne Vjenë është një i ri, nga Veleshta, Strugë”, shkruan Rashidi në profilin e tij ne Facebook.

Me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut është edhe sulmuesi 20 vjeçar, Kujtim Fejzullahi, i cili po ashtu mbet i vrarë.

Mediat austriake raportojnë se i riu me rrënjë shqiptare ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS.

Deri më tani si pasojë e sulmit të përgjakshëm në Vjenë që dyshohet se ka motive islamike kanë mbetur të vdekur pesë persona, në mesin e tyre edhe vrasësi Kujtim Fejzullahi si dhe janë plagosur 15 të tjerë.

Viktimat e tjera janë dy gra dhe dy burra. Njëra nga gratë thuhet se ishte kameriere, ndërsa gruaja e dytë vdiq nga plagët në spital.

Të dyshuarit e sulmit në Vjenë janë ndërmjet 16 dhe 25 vjeç. Njëri nga ta ka lindur në Kosovë, raporton gazeta austriake “Heute“.

(Kosova Sot Online)