Fillojnë votimet në SHBA

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 15:04
Fillojnë votimet në SHBA

Votuesit amerikanë kanë filluar të dalin në vendvotime.

Presidenti aktual, Donald Trump, synon edhe një tjetër mandat kundër ish-nënpresidentit, Joe Biden, një demokrat dhe politikan, i cili është zotuar se do të “mposhtë pandeminë” dhe “do ta bashkojë vendin”.

Këto zgjedhje presidenciale po zhvillohen derisa pandemia vdekjeprurëse e koronavirusit ka prekur secilën pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Këtë vit, pandemia ka nxitur shkallë të paparë të votimeve të hershme, qofshin përmes postës, apo në ndonjë mënyrë tjetër, si dhe ka rritur pritshmëritë që ditë apo javë mund të kalojnë, para se të dihen rezultatet.

(Kosova Sot Online)