Gashi: 200 milionë eurot e shpërndara nga Kurti zhduken për pak javë
Arben Gashi ka thënë se efekti ekonomik është negativ, pasi ai tha se ato produkte shkojnë kryesisht në konsum.
Gashi tha se Kosova kryesisht importon dhe brenda 2-3 jave ato para zhduken nga Kosova.
“Albin Kurti i merr 2 jave para zgjedhjeve i shpërndan 200 milionë euro, cili është efekti ekonomik? Efekti ekonomik është negativ sepse ato shkojnë kryesisht për konsum, kryesisht ka ble produkte ushqimore, produkte që i importojmë kryesisht prej Serbisë, kjo nënkupton që ne i kemi dërgu ato para në Serbi, kemi konsumu produkte për 2 jave dhe ato para janë zhdukur, nuk janë më në treg të Kosovës”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)
