Incidenti në Fushë Kosovë: Një i plagosur, 5 të lënduar, në mesin e tyre dy policë

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 16:27
 Incidenti në Fushë Kosovë: Një i plagosur, 5 të lënduar, në mesin e tyre dy policë

Një sulm ndaj personave zyrtarë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Policia njofton se në këtë sulm, nga arma e zjarrit ka mbetur një person i plagosur, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, në mesin e tyre janë edhe dy zyrtarë të policisë.

Për këtë rast, deri më tani policia ka arrestuar dy të dyshuar.

Versioni i plotë i policisë:

Sot rreth orës 14:00, policia  ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

(Kosova Sot Online)