Dialogu i mbrapsht me Serbinë dhe krimi i organizuar po i mbanë qytetarët kosovar akoma të izoluar

Dialogu i mbrapsht me Serbinë dhe krimi i organizuar po i mbanë qytetarët kosovar akoma të izoluar
Dialogu i mbrapsht me Serbinë dhe krimi i organizuar po i mbanë qytetarët kosovar akoma të izoluar

Faik Krasniqi

  • 03 November 2020 - 13:36

Shkruan: Faik Krasniqi

Paaftësia e politikanëve tanë ka bërë që të ndëshkohen dy milionë qytetar të Kosovës. Prandaj s'bënë të akuzohet askush për paaftësinë tonë. E kemi parë Serbinë se sa të zotë janë për të përfituar nga asgjë hiqi. Plus kur ja shtojmë edhe pa prekshmërinë e të fortëve të politikës karshi drejtësisë. Këtë do e shfrytëzojë Bashkimi Evropian që akoma të na mbajë të izoluar.

Dialogu me Serbinë që në startin e saj ka filluar gabimisht. Dhe, fatkeqësisht ka vazhduar si i tille. Pa asnjë kusht të vetëm u futën në dialog. Me një shtet agresor si Serbia të futesh në dialog pa kushte, njësoj si të futet një qengj në tufën e ujqërve. Të gjitha ato pasoja po i vuajmë sot si Kosovë. Të izoluar edhe 21 vite pas përfundimit të luftës. Liberalizimi i vizave është kryekëput çështje politike, por është edhe për fajin tonë që nuk i kemi shfrytëzuar kartat tona për ta nxjerrë lëvizjen e lirë.

Dialogu me Serbinë, Gjykata Speciale, Demarkacioni dhe taksa ndaj Serbisë, kanë qenë disa nga kartat tona që është dashur të përdoren për të fituar liberalizimin e vizave dhe shumë favore tjera në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".