Flet fqinji i terroristit që kreu sulmin në Vjenë: Nuk e kisha menduar se kjo mund të ndodhte

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 17:03
 Flet fqinji i terroristit që kreu sulmin në Vjenë: Nuk e kisha menduar se kjo mund të ndodhte

Policia e Austrisë ka bastisur banesën ku kishte jetuar Kujtim Fejzullahi, terroristi i sulmit të së hënës në Vjenë. Mediat austriake kanë biseduar me njërin prej fqinjve të Fejzullahit, i cili ka folur në lidhje me përvojat e tij me terroristin.

“Dëgjova një zhurmë, nuk e dija çfarë po ndodhte, vrapova te dera. Kisha frikë. Unë madje thirra edhe policinë”, ka deklaruar ai për mediat austriake.

Pas pak ai e kuptoi se ishin forcat policore të cilat kishin bastisur banesën e fqinjit të tij.

Ai nuk kishte kontakte të ngushta me vrasësin, vetëm një herë hapi derën e përparme për te.

S. shpesh dëgjonte “pompimin dhe trokitje” nga banesa e vrasësit. Ai gjithashtu dëgjoi britma. Pasi ai madje lajmëroi policinë për këtë, shkruajnë mediat austriake, transmeton Express.

Personalisht, ai mendon se sulmi është “mjaft i keq”.

Ai ka treguar se babai i tij donte të shkonte në qendrën tregtare për të blerë akullore, rreth një orë para se të fillonte sulmi, por nuk kishte shkuar.

Ai është i tronditur nga fakti se ka jetuar në një ndërtesë me një terrorist.

“Unë kurrë nuk do të kisha menduar se diçka e tillë mund të ndodhte, veçanërisht kur dikush duket si i mirë. Por ju mund të shihni se njerëzit mund të gabojnë shumë”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)