Votuesit e Trumpit tregojnë çka do të ndodh nëse ai i humbet zgjedhjet

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 23:47
 Votuesit e Trumpit tregojnë çka do të ndodh nëse ai i humbet zgjedhjet

Amerikanët, votues të presidentit Donald Trump janë pyetur se çka do të ndodh nëse Trump do të humbë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Shumë prej tyre thonë se nuk do ta besonin një gjë të tillë.

‘Nuk e di vërtetë”, tha njëri prej tyre.

“Nuk ka mundësi që Biden të fitojë’, thotë një tjetër.

“Jo jo, kjo nuk do të ndodh. Besoj në fitoren e Trumpit”, thotë Nicki Fragale, përkrahëse e Trump.

“Nuk e di si do të humbasë Trump me gjithë këtë entuziazëm’, thotë një përkrahëse tjetër.

(Kosova Sot Online)