Biden gjakftohtë: Nuk flas deri të publikohen rezultatet e votimeve

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 23:44
 Biden gjakftohtë: Nuk flas deri të publikohen rezultatet e votimeve

I nominuari demokrat për president Joe Biden tha se nuk do flasë lidhur me ndonjë plan nëse rezultatet e zgjedhjeve nuk bëhen të qarta deri në fund të së martës mbrëma, duke u thënë gazetarëve në Wilmington, Delaware, se ai do të thotë diçka kur të jetë gati.

“Ka shumë gjëra në lojë momentalisht  … Do të shohim. Nëse ka diçka për të folur sonte, do të flas për të. Nëse jo, unë do të pres derisa votat të numërohen ditën tjetër,” tha Biden .

I pyetur nëse ai planifikon të përgjigjet nëse Presidenti Trump deklaron një fitore para se rezultatet të jenë të qarta, Biden tha se ai nuk ndjen përgjegjësi për t’u përgjigjur.

“Presidentët nuk mund të përcaktojnë se çfarë votash numërohen ose nuk numërohen dhe, e dini se, votuesit përcaktojnë se kush është president”, tha Biden. “Pavarësisht se çfarë bën ose çfarë thotë, votat do të numërohen.”

Ish nënkryetari i vendit tha gjithashtu se do të ishte “bestytni” për të parashikuar një rezultat të zgjedhjeve, por tha se ai qëndron “me shpresë”, duke shprehur besim në pjesëmarrjen “dërrmuese” të votuesve midis demografive dhe shteteve kryesore.

I  pyetur nëse ishte i sigurt se ishte në rrugën e fitores, Biden tha: “Epo, nuk e di”.

(Kosova Sot Online)