Sekretari i OVL-së: Po flitet se ka bastisje edhe te shtëpia e Rexhep Selimit e Daut Haradinajt
Sekretari i Organizatës së veteranëve, Faton Klinaku ka thënë se ka informacione se janë duke bërë bastisje edhe në shtëpinë e deputetit të LVV-së, Rexhep Selimit.
Kështu ka deklaruar Klinaku.
“Këto që i pamë te shpija e z.Krasniqi, po flitet që janë te shpija e Rexhep Selimit”, ka thënë Klinaku, duke shtuar se ka info se bastisje ka edhe te shtëpia e deputetit të AAK-së, Daut Haradinajt.
Se ka bastisje edhe në lokacione tjera e ka konfirmuar edhe Specialja.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)