Bilall Sherifi: Kjo që kemi parë sot ishte e panevojshme, do të mjaftonte një ftesë që Krasniqi të paraqitej

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 14:11
Bilall Sherifi: Kjo që kemi parë sot ishte e panevojshme, do të mjaftonte një ftesë që Krasniqi të paraqitej

Nisma Socialdemokrate ka dalë me një konferencë për media pas bastisjeve që Specialja po bënë në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Teksa flet për aksionin e Speciales, Bilall Sherifi, thotë se bastisja në shtëpinë e Krasniqit është duke vazhduar edhe në këto momente.

“Edhe në këto momente bastsisja po vazhdon, kjo është bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara, deri më tani s’kemi më shumë informacione. E vlerësojmë që kjo që kemi parë sot ka qenë e panevojshme, tërë jetën e tij Krasniqi ka luftuar për drejtësi…Ka sakrifikuar lirinë individuale në të gjitha etapat e jetës së tij. Krasniqi çdo herë ka qenë i gatshëm t’i përgjigjet thirrjeve të drejtësisë”, tha Sherifi në konferencën urgjente për media, transmeton Gazeta Express.

Tutje ai tha se besojnë në luftën e drejtë të Jakup Krasniqit, për liri e pavarësi.

“Jemi të bindur se askush dhe asgjë nuk mund ta njollosë jetën dhe veprën e tij në shërbim të atdheut. Ka mundur të mjaftonte një ftesë dhe ai do të paraqitej…Jemi dëshmitarë se Kosova ka dhënë në vazhdimësi shembuj të bashkëpunimit më drejtësinë ndërkombëtare dhe njejtë do të veprohet edhe me Gjykatën Speciale”, shtoi ai më tej. 

(Kosova Sot Online)