Pas homazheve te varri i Astrit Deharit, Rexhep Selimi niset drejt Hagës

  • G.g /
  • 05 November 2020 - 08:31
Pas homazheve te varri i Astrit Deharit, Rexhep Selimi niset drejt Hagës

Para nisjes për në Hagë, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi bashkë me deputetë tjerë ka bërë sot homazhe para varrit të Astrit Deharit në 4-vjetorin e vdekjes së tij.

Selimi të mërkurën pasdite ka bërë të ditur se është njoftuar nga Gjykata Speciale se i është konfirmuar aktakuza.

Ai ka thënë se në orën 09:00 do të niset për në Hagë.

(Kosova Sot Online)