Mediat e ish-ministrit të kriminelit Millosheviq: Gjarpri s’do të jetë më president i Kosovës

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 13:09
Mediat e ish-ministrit të kriminelit Millosheviq: Gjarpri s’do të jetë më president i Kosovës

Mediumi serb ‘Novosti’ që njihet për afërsi dhe propagandë në shërbim të ish-ministrit të Informacionit të Sllobodan Millosheviqit, ka raportuar pasi presidentit të Kosovës i është konfirmuar aktakuza nga Specialja.

Ky medium që është vegël e Aleksander Vuçiqit, i është referuar Thaçit me nofkën “Gjarpri”.

Novosti serb ka shkruar se pas konfirmimit të aktakuzës “”Gjarpri” nuk do të jetë më president i një shteti “fals””.

Ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit pasi Gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën e Prokurorit të Specializuar.

Ai pritet të udhëtojë për në Hagë sot gjatë ditës. 

(Kosova Sot Online)