Kryeministri Hoti pas dorëheqjes së Thaçit: Kushtetuta garanton tranzicionin, pa krijuar vakum institucional
Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka reaguar pas dorëheqjes së presidentit të vendit Avdullah Hotit.
Hoti në Facebook ka publikuar deklaratën e Qeverisë ku thuhet se vlerësojnë situatën e krijuaj pas dorëheqjes së presidentit, derisa shton se kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.
“Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovë me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë. Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)