Dosja e terrorit në Vjenë, dalin fotografitë e 3 shqiptarëve të përfshirë

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 17:19
 Dosja e terrorit në Vjenë, dalin fotografitë e 3 shqiptarëve të përfshirë

Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, ka treguar sot se deri tani janë  arrestuar 15 persona të dyshuar për sulmin terrorist të para pak ditëve në Vjenë.

Nehammer ka thënë se nga këta të dyshuar deri tani janë arrestuar dhe se ndalimi i tyre ndërlidhen me sulmin terrorist në Vjenë.

Mediumi austriak OE24 thotë se tashmë rrjeti kriminal është i shtrirë në të gjithë Evropën.

“Në Zvicër janë arrestuar dy persona të cilët besohet se kanë lidhje me sulmin”.

Ky medium ndërkohë ka publikuar edhe emrat e 15 personave të arrestuar , tre prej të cilëve janë shqiptarë. Bëhet fjalë për Kujtim.F i cili në korrik të këtij viti kishte shkuar në Sllovaki për të blerë armët.

Të dyshuarit tjerë shqiptarë janë Argjend G. (22) dhe Arijanit F. (21).

 Sipas informatave të OE24, të gjithë të dyshuarit janë të moshës nga 16 deri në 28 vjet dhe kanë jetuar në Vjenë, St.Polten dhe Modlig.

(Kosova Sot Online)