Besnik Tahiri nuk e vazhdon vizitën zyrtare në Turqi shkaku i aktakuzave të Speciales

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 17:34
 Besnik Tahiri nuk e vazhdon vizitën zyrtare në Turqi shkaku i aktakuzave të Speciales

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, ka njoftuar se ka ndërprerë vizitën zyrtare në Turqi pas zhvillimeve në vend.

Tahiri ka thënë se e ka falenderuar ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu  për mirëkuptimin rreth mosvazhdimit të vizitës së tij zyrtare në Turqi.

“Ndonëse kisha në agjendë vizitë më të gjatë, në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuëoëlu, e njoftova se nuk mund të vazhdoja vizitën zyrtare në Turqi, pasi që situata në vend është serioze me zhvillimet në fundit në Kosovë. Mikun e Kosovës, Ministrin Çavuëoëlu, e falenderova për mirëkuptimin e tij të plotë, si dhe për mbështetjen që Turqia dhe ai personalisht, i kanë ofruar dhe po i ofrojnë Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje Tahiri ka thënë se ka njoftuar lidhur me lajmin e rëndë për konfirmimin e aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit.

“Ministrin po ashtu e njoftova se për ne është lajm i rëndë që Presidentit Thaçi, Kryetarit Veseli, në kohë lirie dhe pavarësie, po ju imponohet një betejë e re, kësaj radhe ligjore, për të cilen jemi të bindur se do ta fitojnë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)