Vjosa Osmani si komandante supreme takon edhe gjeneralin e FSK’së Rrahman Rama

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 19:50
 Vjosa Osmani si komandante supreme takon edhe gjeneralin e FSK’së Rrahman Rama

Ushtruesja e Detyrës në rolin e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot edhe komandantin e FSK’së, gjenerallejtënant Rrahman Ramën.

Ky takim erdhi pasi Osmani mori rolin e ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, menjëherë pasi Hashim Thaç dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Në detyrën e re, Osmani njëkohëisht edhe komandant suprem i FSK’së.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

U.d. e Presidentes së Kosovës, dr.Vjosa Osmani takoi Komandantin e FSK-së, gjeneralleitënant Rrahman Rama

U.d. e Presidentes së Kosovës, dr.Vjosa Osmani takoi Komandantin e FSK-së, gjeneral Rrahman Rama me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në vend.

Në takim u diskuta për rëndësinë e koordinimit dhe stabilitetit institucional.

U.d. e Presidentes, zonja Osmani ofroi përkrahje për FSK-në dhe procesin e tranzicionit të saj.

(Kosova Sot Online)