Gjyqtari i Xhorxhias ia refuzon padinë Trumpit për mashtrime votash

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 19:28
 Gjyqtari i Xhorxhias ia refuzon padinë Trumpit për mashtrime votash

Një gjykatës në Xhorxhia ka refuzuar përpjekjet republikane për të vënë në pikëpyetje numërimin e votave në shtet, në vendimin e parë nga një turmë akuzash të ngritura nga fushata Trump.

Padia u ngrit të mërkurën në Qarkun Chatham, pasi një dëshmitar republikan tha, pa siguruar prova, se ai nuk e dinte nëse një grumbull prej 53 fletëvotimesh ishin marrë në kohë, raporton The Independent.

Të enjten në mëngjes gjykatësi James Bass e hodhi poshtë rastin me një vendim me një fjali, pa dhënë arsyetim.

“Pasi dëgjova provat, unë jam duke e refuzuar kërkesën, duke hedhur poshtë peticionin, faleminderit zotërinj,” përfundoi ai në fund të seancës dëgjimore një-orëshe në Savannah.

(Kosova Sot Online)