Hetuesit e Speciales përfundojnë bastisjen në shtëpinë e Hashim Thaçit

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 15:44
Hetuesit e Speciales përfundojnë bastisjen në shtëpinë e Hashim Thaçit

Hetuesit e Speciales kanë përfunduar bastisjen në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Bastisja në shtëpinë e tij ka filluar që në orët e para të mëngjesit dhe është kryer me mbështetjen e EULEX’it dhe Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Kosovë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ZPS-ja ka njoftuar se aksionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)