Zemaj tregon a është Prishtina në karantinë dhe a mund të dalin qytetarët pas orës 20:00?

  • E.K /
  • 06 November 2020 - 22:49
 Zemaj tregon a është Prishtina në karantinë dhe a mund të dalin qytetarët pas orës 20:00?

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj thotë se qytetarët janë të lirë të dalin pas orës 20:00, mjafton të mos ketë grumbullim njerëzish.

Ministri ka shpjeguar masat e reja kundër covid-19 që hynë në fuqi sonte.

“Po absolutisht po, liria e lëvizjes nuk është i kufizuar, është vetëm kufizimi i aktiviteteve biznesore. Disa janë të lejuara, ato esenciale dhe disa tjera. Nuk është ajo mbyllja klasike nëse ka pasur keqkuptime”, tha Zemaj.

“Esenca e kësaj është tejkalimi i grumbullimeve të panevojshme që i kemi pa.  Rritja e numrit të infeksioneve na ka detyruar që t’i marrim këto masa. Fatkeqësisht në shumë sektorë s’ka pasur disiplinë”, theksoi Zemaj.

(Kosova Sot Online)