Arrestohet një person, dyshohet se ia vuri flakën Qendrës për Mbrojtjen e të Huajve në Vranidoll

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 13:13
Arrestohet një person, dyshohet se ia vuri flakën Qendrës për Mbrojtjen e të Huajve në Vranidoll

Një person është arrestuar për shkak që një objekt në fshatin Vranidoll të Prishtinës ku po strehohen refugjatët është kapluar nga zjarri.

Personi (azilkërkues) i arrestuar dyshohet se ka të bëjë me zjarrin i cili po dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.

Lajmin për express e ka konfirmuar zyrtari për informim në MPB, Behar Haziri.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Azilkërkuesit që ishin të akomoduar në këtë objekt, nga zyrtarët e MPB -së të mbështetur nga njësitë e policisë së migrimit janë transferuar në kampin “Belvedere”. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar (azilkërkues) pasi që të dhënat e deritanishme qojnë në dyshimet se zjarri ishte i qëllimshem. Rastin po e trajtojnë institucionet kompetente”, thuhet në përgjigjen e tij.

Në Vranidoll është qendra e azilit ku më shumë strehohen migrantë nga Siria që kanë ikur për shkak të luftës.

(Kosova Sot Online)