Deputetja e PDK’së e quan vrasëse Qeverinë e Hotit

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 13:57
Deputetja e PDK’së e quan vrasëse Qeverinë e Hotit

Deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin me pandeminë COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Musliu ka thënë se kjo qeveri po ua merr bukën nga goja qytetarëve dhe po ua vret shpresën.

“Kjo Qeveri me pazotësinë e saj po u’a merr bukën nga goja qytetarëve, po u’a rritë derpresionin dhe po u’a vret shpresën. Qytetarët kërkuan ndryshim me votën e tyre. Ndryshimi erdhi. Sot ky ndryshim në heshtje po i vret!”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:

QEVERIA QE VRET NË HESHTJE.

Në vënd qe të kërkohet llogari për dështim të menaxhimit me pandeminë dhe të dënohet Qeveria, po dënohen qytetarët.
Kjo Qeveri me pazotësinë e saj po u’a merr bukën nga goja qytetarëve, po u’a rritë derpresionin dhe po u’a vret shpresën. Qytetarët kërkuan ndryshim me votën e tyre. Ndryshimi erdhi. Sot ky ndryshim në heshtje po i vret!

(Kosova Sot Online)