Immobile, Strakosha dhe Leiva mungojnë kundër Juventusit

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 17:53
Immobile, Strakosha dhe Leiva mungojnë kundër Juventusit

Ciro Immobile, Thomas Strakosha dhe Lucas Leiva duket se nuk do të luajnë në ndeshjen e nesërme kundër Juventusit për shkak të testeve të tyre të paqëndrueshme në lidhje me COVID-19

Sipas Lalaziosiamonoi.it dhe Sport Mediaset, Immobile, Strakosha dhe Leiva janë parë duke u larguar nga stërvitjet sot.

 

 

Ata të gjithë janë testuar pozitivë në testet për COVID-19 para ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, kundër Club Brugge dhe Zenit, por në Itali ata janë testuar negativ në javën e kaluar dhe kanë luajtur në ndeshjen e Serie A kundër Torinos.

Ka shumë konfuzion, siç e ka konfirmuar trajneri i Lazios, Simone Inzaghi në konferencën për shtyp sot, pasi që ai nuk e dinë se cilët nga testet ishin të saktë.

Duket se stafi mjekësor i njërës palë është duke gabuar, pasi që sot të tre ata u larguan nga fusha në mbrëmje.

Shefi i mjekëve të Lazio, Ivo Pulcini foli për Radio Sei herët sot në mëngjes për të folur për këtë situatë.

“Shëndeti i lojtarëve tonë është në rënd të parë. Ne kryem testet në Campus Biomedico në Romë dhe aty gjetëm disa rezultate pozitive. Ata informuan ASL (Autoritet shendetësore), ku ata me thirrën dhe unë ndjeka portokollin”.

“Ekziston një konfuzion, pasi unë jam mjek, jo avokat. Mjeku e gjen vetën në udhëkryq në të tilla situata, pasi ai mund të jep lejen për të luajtur dikush i cili është pozitiv për disa që testet ju kanë ndal negativ?”. 

(Kosova Sot Online)