Haradinaj: Albin Kurti e ka ble një xhip mbi gjysmë milioni

  • A.P /
  • 19 May 2026 - 11:00
Haradinaj: Albin Kurti e ka ble një xhip mbi gjysmë milioni

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se “kryetari i Skënderajt ka synuar të aksidentohet me eskortën ku ndodhesha unë”.

Këtë deklaratë e komentoi Daut Haradinaj nga AAK, duke thënë se Lushtaku nuk merret me të.

“Koha ka me dëshmu që është mashtrues, ky po thotë isha unë dhe eskorta, duhet mi kallxu Kurti popullit që u konë me 16 xhipa…E me një veturë ty të paska pengu Sami Lushtaku, mirë që e paska pranu që u konë veturë zyrtare”, tha Haradinaj.

“Qëllimi i tij është me nda shoqërinë, po mundohen me kriju gogol. Më vjen shumë keq çka po i ndodh Sami Lushtakut, Sami Lushtaku as që merret me të…Qëllimi i tij është me arsyetu xhipat, z.Kurti një makinë e ka ble gjymsë milioni”, u shpreh Haradinaj.

(Kosova Sot Online)