Joe Biden i ka propozuar 5 herë për martesë! Kjo është Zonja e Parë e SHBA-ve që do të zërë vendin e Melania Trump

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 21:21
Joe Biden i ka propozuar 5 herë për martesë! Kjo është Zonja e Parë e SHBA-ve që do të zërë vendin e Melania Trump

Joe Biden është shpallur ditën e sotme President i SHBA-ve pas numërimit të votave në Pensilvani. Në muajin janar ai do të zërë vendin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe bashkë me ish-presidentin do të largohete dhe Zonja e Parë, Melania Trump. Në vend të saj do të vijë, Jill Biden, bashkëshortja e Joe.

Por kush është Jill Biden?

Jill Biden është gruaja e dytë e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, pasi bashkëshortja e tij e parë ndërroi jetë në një aksident bashkë me vajzën në vitin 1972. U deshën pesë propozime për martesë që Jill Biden, një ish-mësuese e gjuhës angleze, nga New Jersey të pranonte të celebronte dashurinë me Joe.

Jill Biden është 69-vjeçe dhe ka punuar disa dekada si mësuese, ajo ka dy diploma master dhe një doktoraturë nga Universiteti i Delaware në 2007. Ajo ka lindur në qershor 1951 në shtetin amerikan të New Jersey. Ajo u rrit në periferi  të Filadelias dhe është më e madhja nga 5 motrat.

Para se të martohej me Joe, ajo ishte martuar me ish-futbollistin e kolegjit, Bill Stevenson. Jill ka treguar se është njohur për herë të parë me Joe nga vëllai i tij, tre vite pas aksidentit të bashkëshortes së ndjerë të Biden.

Ajo ka treguar përse nuk ka pranuar që me herën e parë propozimin për martesë të Joe.

“Nuk mund të bëja që ata (fëmijët e Joe) të humbnin një nënë tjetër. Kështu që unë duhej të isha 100% e sigurt”, ka thënë Jill.

Jill dhe Joe janë martuar bashkë në New York City në 1977 dhe në 1981 sollën në jetë vajzën e tyre Ashley.

(Kosova Sot Online)