Jo vetëm zgjedhjet, por Donald Trump mund të humbasë edhe gruan

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 11:47
Jo vetëm zgjedhjet, por Donald Trump mund të humbasë edhe gruan

Melania Trump po bëhet gati të ndahet nga Donald Trump. Mediat ndërkombëtare duke u bazuar dhe referuar ndihmësve në Shtëpinë e Bardhe kane bërë të ditur se presidenti aktual Trump bashkë me bashkëshorten e tij po bëhen gati për ndarje.

Presidenti në largim i SHBA Donald Trump i ka humbur zgjedhjet e mëdha presidenciale. Por a do të humbasë edhe ai gruan e tij? Të paktën një ish ndihmës ka pohuar kështu. Stephanie Wolkoff ka pretenduar se Melania dhe Donald nuk kanë pas një marrëdhënie të mirë gjatë kohës kur ishin ne Shtëpinë e Bardhe, pasi kishin dhoma të ndara.

Ish-ndihmësi tjetër Omarosa Manigault Newman tha se martesa 15-vjeçare e çiftit kishte mbaruar, duke shtuar se “Melania po numëron çdo minutë derisa ai të dalë nga zyra dhe ajo mund të shkurorëzohet. Donald Trump ka pesë fëmijë nga tre gra dhe dhjetë nipër e mbesa.

Në 1977, Trump u martua me Ivana Trump, një grua afariste Çeko-Amerikane, personalitet i mediave, stiliste dhe modele dhe u shkurorëzuan me 1992, pastaj në vitin 1993, Trump u martua me Marla Mapes, një aktore, personalitet televiziv, producente e  filmave dhe modele dhe u shkurorëzuan me 1999, dhe nga viti 2005 është i martuar me sllovenen Melania Trump.

Por edhe nëse ndodh ndarja, Trump dhe Melania nuk do të flasin keq për njeri-tjetrin, pasi kanë nënshkruar kontratë për një gjë te tillë.

(Kosova Sot Online)